×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Aferat me Begon, 3.4 mln eurot, kërcënimin e Nuhut, Balla s'mund të na përfaqësojë në Bruksel”

E mërkurë, 17 October 2018 14:42

Partia Demokratike ka theksuar sërish sot se Taulant Balla, kreu i Grupit të PS-së, nuk mund të jetë përfaqësuesi i shqiptarëve në Bruksel në bisedimet për integrimin e vendit.

Deputeti Gent Strazimi doli në deklaratë për mediat nga selia e PD-së, ku tha: "Taulant Balla u vetëshpall njeriu i integrimit në BE. Por krahu i djathtë i Edi Ramës nuk ka dhënë akoma shpjegime për 57 udhëtimet në Evropë me mikun e tij Edmond Begon, mikun e tij trafikant ndërkombëtar droge. Taulant Balla, i cili i jep opozitës leksione europianizmi, nuk ka shpjeguar akoma ku i ka gjetur paratë për të udhëtuar me çarter bashkë me Edmond Begon. Ligji e ndalon Taulant Ballën të marrë dhuratë mbi 100 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që një udhëtim me çarter kushton të paktën 30 mijë euro.

Taulant Balla nuk u ka thënë shqiptarëve se si Edmond Bego u ka marrë 14 milionë euro shqiptarëve të paktën,nga tenderat, pavarësisht se ligji shqiptar e ndalon të dënuarin për trafik droge të marrë tendera. Tre prej këtyre tenderave janë në zonën elektorale të Taulant Ballës. Taulant Balla, nën akuzë publike për 3.4 milionë euro të dërguara me Toyota Yaris, nën akuzë publike për kërcënimin me armë të nënkomisar Emiljano Nuhut, është fytyra më e papërshtatshme për të përfaqësuar aspiratën europiane të shqiptarëe në Bruksel.

As në Bruksel, as në Tiranë, opozita nuk ka për të luajtur teatrin që i duhet Edi Ramës për t’u bërë fasada e pushtetit. Për më tepër të pushtetit absolut të krimit të organizuar." Tha Stazimiri.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...