Deputeti i PD-së hap kurse falas në Tiranë e Vlorë për IT dhe Digital Marketing

E mërkurë, 17 October 2018 17:45

Deputeti i PD-së në Vlorë, Agron Shehaj, i njohur gjithashtu edhe si sipërmarrës në fushën e biznesit Call Centre, së fundi ka krijuar një akademi për trajnimin falas të të rinjve në IT dhe Digital Marketing. Njoftimin e bën vetë përmes një postimi në Facebook.

Të rinjtë shqiptarë duan të ikin një orë e më parë nga ky vend! JO DHE JO! Kjo s’mund të ndodhë! S’mund ta lejojmë kurrsesi. Me të drejtë, John Kennedy thoshte: “Mos pyesni çfarë mund të bëj vendi juaj për ju, pyesni ju çfarë mund të bëni për vendin tuaj”.

Rruga e vetme për t’ia dalë është investimi mbi arsimin dhe formimin profesional novativ.

Për këtë qëllim dua t’ju bëj me dije miq, se kam krijuar një akademi digjitale. Link Academy Albania do të trajnojë çdo të ri e të re në fushën e IT dhe Digital Marketing, tërësisht FALAS.

Kushdo mund të regjistrohet në kurset FALAS nga data 12 nëntor në programin që synon të aftësojë rreth 10. 000 të rinj, të cilët më pas do mund të punësohen në fushën digjitale.

Kjo është një mundësi për të gjithë ata që duan t’ja dalin vetë, pa qenë të varur nga politika.

Jeni të mirëpritur të kapni majat!

18765713_109098836350829_4993290993363061237_n-1.jpg

Login to post comments