Kreshnik Çollaku: PD, angazhim serioz për dekriminalizimin e zgjedhjeve

E mërkurë, 17 October 2018 19:02

Kryetari i Grupit të Punës për qarkun e Dibrës, Kreshnik Çollaku shprehet për një proces serioz rivitalizimi dhe fuqizimi të strukturave të PD-së

Strukturat e Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës janë të angazhuara maksimalisht për të mos lejuar kriminalizimin e zgjedhjeve, siç ndodhi me zgjedhjet e shkuara vendore dhe parlamentare. Anëtari i kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku - Kryetar i Departamentit të Politikës së jashtme të Partisë Demokratike që kryeson grupin e punës për procesin e riorganizimit të strukturave të PD-së në këtë qark, shpreh bindjen për fitoren e betejës kombëtare kundër faktorëve jashtë PD, që siç dihet janë kriminalizimi i zgjedhjeve përmes blerjes së votës e intimidimit të zgjedhësve.

“Përsa i përket faktorëve apo difekteve të brendshme ne kemi çdo kapacitet që në një kohë të shpejtë të bëjmë korrigjimet e nevojshme, për t’u bërë në një kohë rekord gati dhe gjithashtu duke zhvilluar një betejë kombëtare kundër faktorëve jashtë PD që siç dihet janë kriminalizimi i zgjedhjeve përmes blerjes së votës e intimidimit të zgjedhësve”, -shprehet z.Çollaku në këtë intervistë ekskluzive për “Gazeta Bulqiza”.

Z.Çollaku, si kryetar i Grupit të punës, ku konsiston riorganizimi i strukturave të PD-së në Qarkun Dibër?

Riorganizimi i strukturave është një proces që vjen në mënyrë të natyrshme si detyrim statutor në PD, në një periudhë të përcaktuar kohore. Zgjedhjet për të gjitha nivelet drejtuese të PD, nga ato të nivelit bazë të seksionit deri tek ato të nivelit më të lartë te kryetarët e degëve, Këshilli Kombëtar dhe Kryesia e re e Partisë Demokratike, janë një moment i rëndësishëm në jetën dhe organizimin e brendshëm të PD-së.

Ky moment zgjedhor vjen fill pas një procesi të gjatë reflektimi dhe analize, i rezultatit zgjedhor të vitit të shkuar dhe situatës që pasoi në zhvillimet e brendshme të PD. Zgjedhjet e reja bëhen në frymën dhe në respekt të Statutit të ri të PD, i miratuar në Kuvendin Kombëtar. Statuti sjell disa risi demokratike në jetën organizative të PD-së, siç është ajo e zgjedhjes një anëtar një votë e kryetarëve të grupseksioneve dhe mandatimi automatik i këtyre për shkak të këtij votimi si anëtarë të kryesive të degëve ku zgjidhen. Kjo është një ngjarje e një mënyrë e re në jetën organizative të PD-së. Fryma është demokratike dhe gjithëpërfshirëse dhe kemi besim të plotë se kjo do të reflektohet në fuqizimin e strukturave tona përmes një angazhimi e përgjegjshmërie më të lartë të çdo anëtari e të zgjedhuri në çdo nivel drejtues të PD.

Qarku Dibër nuk bën përjashtim nga ky aksion i madh politik i brendshëm i PD.

Edhe në Qarkun Dibër, në të tre degët e PD në këtë qark, në Dibër, Bulqizë dhe Mat do të zhvillohet pikërisht ky proces, zgjedhja me një anëtar një votë e drejtuesve të grupseksioneve dhe rrjedhimisht edhe kryesitë e reja të degëve të PD, për të vazhduar më tej me zgjedhjet e kryetarëve të degëve. Procesi ka filluar, ai po ecën me ritëm të mirë dhe është mirëpritur nga anëtarësia e PD. Numri i lartë i anëtarëve që kanë marrë pjesë në këto votime në çdo grupseksion është shumë inkurajues dhe një mesazh e provë e qartë se strukturat janë në një proces serioz rivitalizimi dhe fuqizimi. PD është partia e parë dhe e vetme deri më sot që po aplikon parimin një anëtar një votë në të gjithë hierarkinë drejtuese të saj. Kjo na jep besim se ky proces demokratizues e modern do të japë frute në fuqizimin e strukturës sonë.

Nga kontaktet tuaja paraprake me strukturat, cilat janë problematikat më evidente?

Është një proces i ri, një praktikë e re dhe si e tillë ka sfidat e veta, por për të qenë i sinqertë është mirëpritur nga anëtarësia e PD dhe duket se deri më tani probleme nuk ka pasur. Gjatë procesit të analizës problematika më e gjerë thuajse në tërë vendin ka qenë kërkesa e drejtë e anëtarësisë së PD që të ndihen sa më të përfaqësuar dhe ndikues në vendimmarrjet e mëdha politike nga strukturat më të larta të Partisë Demokratike. Votimi një anëtar një votë është një garanci e plotë se çdo i zgjedhur e çdo drejtues në çdo nivel do të ketë peshën, vlerën, forcën dhe përgjegjshmërinë e votës së çdo anëtari të PD-së në vendimet që duhet të ndërmarrë gjatë aktivitetit politik dhe sfidave që kemi përballë. Unë besoj se me këtë parim ka marrë një përgjigje të mirë thelbi i pretendimit thuajse të përgjithshëm të anëtarësisë sonë. Niveli i lartë i pjesëmarrjes në këto votime në çdo grupseksion është gjithashtu provë se edhe anëtarësia jonë e vlerëson po ashtu shumë seriozisht këtë proces.

Çfarë synoni në të ardhmen?

Përsa i përket Qarkut Dibër synimi është i qartë, dyfishimi i mandateve parlamentare të PD nga dy sa ka sot në këtë qark në katër mandate parlamentare.

Në planin kombëtar synimi është po aq i qartë. PD do të jetë shpejt në qeverisjen e vendit përmes një vote plebishitare të shqiptarëve, si e vetmja alternativë për shpëtimin e Shqipërisë nga humnera ku e zhytën vitet e një qeverisje aventurierësh e gangsterësh.

Modifikuar më E mërkurë, 17 October 2018 19:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...