Lojërat e fatit/ Vasili tregon çfarë i tha Ramës në 2013. SMS nga burgu ti çojë në Prokurori

E Enjte, 18 October 2018 21:39

Lëvizja Socialiste për Integrim është treguar indiferente ndaj ftesës së mazhorancës për t’u kthyer të enjten në Kuvend për lojërat e fatit.

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, shprehet se nuk e sheh serioz Ramën në nismën për mbylljen e kazinove dhe basteve sportive, si dhe tregon bisedën e hershme me Ramën ku i siguroi votat e të gjithë deputetëve të LSI-së.

“Nuk kam fare ndërmend t’i përgjigjem as Taulant Ballës, aq më pak Edi Ramës, sepse e gjitha është një tollovi  dhe propagandë e shtyrë në kohë. Jam prononcuar që në 2016. Këta të dy janë bërë si shpirtra binjakë, se i ka bashkuar halli. Me 31 dhjetor 2016 i kam thënë Edi Ramës të fusë në seancën e parë të janarit ligjin përkatës dhe e kam garantuar jo vetëm për mbështetjen e plotë, por i kam thënë se në rast se një nga anëtarët e grupit parlamentar të LSI nuk do ta votonte do të përjashtohej nga grupi. I kam bërë dhe një thirrje në fund: Uroj të kesh bërë të gjithë votat e deputetëve të tu bashkë që ta kalosh. Tani kryeministri nga karagjoz bëhet serioz. Pse nuk ndodhi 3 vjet, se edhe është ankuar”, shprehet Vasili.

Sa i përket presioneve që, sipas Ramës po u bëhet deputetëve socialist me mesazhe nga burgu, Vasili u shpreh: “Pse nuk shkojnë dhe i denoncojnë në prokurori meqë vinë dhe nga burgjet. Burgjet a i administron kjo qeveri. Sms vinë nga burgjet, do të thotë se paska celularë në burgje.Pse ka frikë, të bëjë fije fije burgun. Pse nuk është shkarkuar drejtori i burgut 313? Ky është prishur nga mendtë e kokës.Burgu nuk është në dorë të Perëndisë. Nga kush trembet Kryeministri?”

Modifikuar më E Enjte, 18 October 2018 22:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...