Shehu: Check up-i ngel një "patate e nxehte", kryeministri kërkon t'i fryjë

Premte, 19 October 2018 15:35

Tritan Shehu

Per Kryeministrin Check up-i ngel nje "patate e nxehte", te ciles ai kerkon t'i "fryje" jo vetem per ta ftohur, por dhe per te kercenuar!
Dje dhe sot ai vazhdon te permende Check up-in me nje ton kercellues, si per te na thene se duhet te ngjallim nje te "vdekur", ndryshe....
Sic duket "pataja" percelluese e "mekatit" vazhdon ta perveloje!
Une, qe e kam ngritur i pari absurditetin e kesaj procedure e metodikes se saj, me nje kosto te pa argumentuar e shume larg rentabilitetit klinik kjo, desheroj t'i riperseris shkurt:
Asnje vend ne bote nuk aplikon nje forme te tille depistimi, ne nje kohe qe sistemi i yne shendetesor eshte nen varferi afrikano-qendrore.
Keto fonde mund te perdoreshin me eficience per te permiresuar sado pak sistemin tone paresor, laboratoret e tij e jo t'i ipen nje privati edhe per pune te pa realizuara e investime minimale.
Dalja e Kryeministrit keto dite ne kete "fushate", perkon me rritjen e presionit arbitrar shteteror mbi mjeket e infermieret per te cuar cdo qenie te gjalle qe munden drejt Check-up -it famekeq, perndryshe anatemohen, gjobiten a humbin vendin e punes, pavaresisht kapaciteteve te tyre profesionale.
Fjalet e shqiptuara nga Kryeministri kerkojne jo vetem te "ftohin pataten", por edhe te transmetojne nje "demostrim force" e arbitrariteti mbi personelin mjekesor.

Modifikuar më Premte, 19 October 2018 15:46
Login to post comments