Djersitja e Ramës na kish paralajmëruar fabrikën e drogës në Has

Premte, 19 October 2018 18:02

Rama, kur është në hall, s’ka nevojë as për portale e as shkrimi për ta zbërthyer sa keq është. Plastika  e fytyrës dhe metabolizmi i tij e tradhton, si ajo që pamë në mbledhjen me policinë e shtetit. Së fundmi kemi parë një Edi Ramë të çartisur e të përhumbur në ato skuta psikike, që mendja i krijon kur njeriun e zënë ngushtë hallet. Interesant për t’u trajtuar si temë diplome nga studentët e psikologjisë, ky Ramë u shfaq në emisionin “Dritare” i katandisur në gradën e fundit, sikur ishte liruar nga këmisha  e forcës e gati-gati sa nuk i dhunoi gazetarët. Fshikullonte me duar, përqeshte moderatoren me mimike e zë femëror, shpërdridhej me turp, shfryhej e fryhej.

Përnjemend, një hall të madh na ka trazuar kryeministrin. Shumë menduan për sikletin e Taullant Ballën, disa nga marazi për Sajmir Tahirin, por na dilka se shërbimet e huaja paskan njoftuar policinë shqiptare për ekzistencën e një fabrike heroinë në Has dhe kanë zbarkuar vetë për ta çmontuar, natyrisht për shkak të mosbesimit ndaj policisë së Ramës,

 Dhe më interesante bëhet kur mendon se këtë kryeministër të trazuar e kemi parë edhe njëherë tjetër kaq rëndë, pak ditë para se të zbulohej nga shërbimet e huaja fabrika e kokainës në Xibrakë. Nëse do të shihni paraqitjen e Ramës para operacionit të Xibrakës, është i njëjti me atë që bëri kur nxori kokën në “Dritare” apo kur kulloi në djersa të ftohta para policive.

Kur fabrikat e drogës mbijnë më shumë sesa fasoneritë, Edi Ramës tani ja kuptojmë djersët  dhe paketën anti-shpifje. Shërbimet prestigjioze të huaja anti-drogë e kanë zbuluar se ai është merimanga që ka lëshuar rrejtën e drogës në vend. Hilet që bën me policinë, kur në njërën anë  njofton për ekzistencën e operacionit e pastaj në mënyrë zyrtare u bën thirrje medieve të mos raportojnë gjë medemek se cenohet operacioni, është një konfirmim tjetër sesa cullak ka dalë kryeministri.

Modifikuar më Premte, 19 October 2018 18:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...