Shembja e Tetarit/ Vasili: Unë jam me Michele Placidon dhe jo me ‘shkollëpaktit'

Saturday, 20 October 2018 12:50

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka përshëndetur deklaratën e aktorit të madh Italian Michele Placido I cili e konsideroi shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar si një akt barbar.

Vasili I krahasoi deklarimet e Placidos me ato të kryeministrit Rama të cilin ai e cilësoi si “një sharlatan të mjerë në logjikë, të trashë në argumentim dhe bajat në shqipen e tij të varfër”.

Postimi I plotë I Petrit Vasilit  

Une jam me Michele Placidon dhe jo me shqipen e sakatuar te shkollepaktit.

I madhi Michele Placido foli per Teatrin tone Kombetar dhe tha

"Shembja e kësaj godine do të ishte një akt barbar që do të shkonte kundër historisë së vendit tuaj, megjithëse nuk besoj se qeveria shqiptare do ta ndërmarrë një hap të tillë”.

Placido e konsideron si një mision mbrojtjen e kësaj ndërtese dhe shton:

“Një vend nuk mund të ndërtohet duke shkatërruar ndërtesat e vjetra kulturore, sepse nuk është kjo mënyra se si ti i prezantohesh Evropës. Nuk mendoj se do ta bëjë këtë gabim qeveria shqiptare, sepse do të shkatërronte një pjesë të kulturës shqiptare.”

Por ja cfare thote shkollepakti Rama ne studion e Canit:

Rama: Teatri do ndërtohet … nuk kam ndërruar mendje

Rama: Unë kam pyetur shumë vite përpara arkitektë të ndërtimeve të ndryshëm dhe ekspertë të fushës së trashëgimisë, nga ata seriozët, dhe s’kam dëgjuar një të më thotë kjo duhet ruajtur dhe duhet mbajtur."

Gjykoni vete se cfare sharlatani kemi ne krye te qeverise,te mjere ne logjike,te trashe ne argumentim dhe bajat ne shqipen e tij te varfer si nje perzierje mendimesh moçalore qe kuterbojne boshllek idesh dhe horizonti.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...