Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përshëndetur votimin e parlamentit të Maqedonisë për emrin e ri.
Basha thekson faktin se ky votimin i hap rrugën Maqedonisë për anëtarësimin e saj në NATO.
Reagimi i Lulzim Bashës në Twitter:
Mbrëmë parlamenti i Maqedonisë i hapi rrugën ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë anëtarësimin e saj në NATO.
Përzemërsisht përshëndes këtë hap dhe ndryshimet e pritshme kushtetuese, proces që do të na bashkojë edhe si aleatë rreth vlerave të përbashkëta euroatlantike.

																					
								
 
 
						
																									
																									





