Laboratori në Has, Manjani: Policia jonë s’kishte parë gjë

Saturday, 20 October 2018 20:49

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani iu është bashkuar reagimeve pas zbulimit të laboratorit të drogës dje në Has, ku u sekuestrua opium dhe heroinë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Manjani shkruan me ironi se laboratorin e e zbuluan gjermanët, që janë të paktën 2000 km larg.

“Dmth Laboratorin e Drogës në Has e zbuluan Gjermanët, që janë të paktën 2000 km larg. Policia jonë skishte parë asgjë…”, shkruan Manjani.

Kujtojmë se në pranga janë vënë 5 persona, përkatësisht; Vehbi Barushi, Xhevit Shuti, Anila Shuti, Mustafe Shuti si dhe Flamur Çela.

Login to post comments