Po arrestohen “peshq të ngordhur”, për të sfumuar lirinë e "përbindëshave të krimit"

Diel, 21 October 2018 19:13

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në lidhje me dy arrestimet e bujshme të 2 ish deputetëve të Rilindjes.

Manjani thotë se me arrestime “peshqish të ngordhur” nuk mund të justifikohen mosarrestimet e përbindëshave të krimit!

Postimi i plotë

Me arrestime “peshqish të ngordhur” nuk mund të justifikohen mosarrestimet e përbindëshave të krimit!

Nuk jua lan dot zhulin burgosja as Arben Ndokës e as Arben Çukos, të cilët duhet të ishin arrestuar kohë më parë, meqë ra fjala.

Trafikantë droge, bashkëpunëtorët e tyre në shtet, penguesit e drejtësisë, zhdukësit e provave e dëshmitarëve, fabrikuesit shtetërorë të provave, koncensionarë që pastrojnë paratë e qeveritarëve, grabitës të pronës e pasurive publike, marrësit e borxhit publik, pa harruar aspak dhunuesit e kushtetutës që duan të falin hapësirën detare Greqisë për 1 milion Euor, etj si këto janë ende të lirë...

Jo vetëm me dy, por me një qamet standartesh është sjellja zyrtare e Rilindasve!

Kur flasin dhe për drejtësi, të hapin barkun! Ndërkohë ata vetë e kanë shkelë ligjin me të dy këmbët.

E kanë shkelë shumë më rëndë se ato që arrestuan sot për ti hedhë hi syve publikut.

Skandalet që priten të bëhen publike nuk mund ti sfumojnë me këto arrestime...

Zullumi është trashur shumë.

Modifikuar më Diel, 21 October 2018 19:22
Login to post comments