Vrasja në ish-Bllok/ Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Ervis Martinaj

Hënë, 22 October 2018 13:12

 “Arrest me burg” ishte vendimi i gjykatës së Apelit për Ervis Martinaj dhe Eljo Haton të lidhur me ngjarjen e ndodhur më 4 tetor në ish-Bllok ku mbeti i vrarë Fabio Gaxha.

Në përfundim të seancës në një komunikim me mediat avokati Mirash Martini tha se nuk ka asnjë provë që ta lidhë Martinajn me vrasjen.

"Ka arrest me afat për Ervis Martinaj 30 ditor dhe një arrest pa afat. Si në Gjykatën e Apelit, as Prokuroria dhe as vendimi i Gjykatës nuk rezulton që të ketë ndonjë provë sado të vogël që mund ta lidhë Martinaj me ngjarjen e datën 4 tetor.

Vendimi i Gjykatës së Apelit ishte për të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë", tha ai.

Login to post comments