Operacioneve të ndërkombëtarëve, DEA-s amerikane dhe shërbimeve policore të shtetit gjerman, po paraprihen nga dalje të çuditshme publike të zyrtarëve të qeverisë dhe të vetë kryeministrit Edi Rama në media të cilët paralajmërojnë se do të ketë operacione.
“Mos u habisni nga operacionet që do të ndodhin këto ditë” tha Rama vetëm dy ditë para se gjermanët dhe DEA amerikane të ndërhynte në disa qytete të vendit për të arrestuar grupin e rrezikshëm të heroinës dhe kokainës.
Dhe vetëm dy ditë më pas operacioni ishte i pa realizuar, Lul Berisha, i dyshuar ende si kreu i bandës së Durrësit dhe Kelment Balili, eskobari i Ballkanit, nuk u arrit të arrestoheshin. Rama i paralajmëroi ata që të largoheshin. Nëse deri tani i ka mbrojtur vetë, me përfshirjen e DEAS dhe policisë gjermane Rama mësohet tu ketë thënë krerëve të bandave se nuk mund tu dalë dot për zot. Ama shërbimin e fundit po ua bën.
Sot, nga Lapraka, gjatë një takimi me gra dhe vajza të zonës Rama devijoi nga tema për të cilën i kishte mbledhur. Ai foli për një tjetër operacion që do zhvillohet nesër.
“Nesër besoj publiku do të njihet me një tjetër operacion të suksesshëm dhe do të vazhdojë deri sa i forti i fundit ta kuptojë se nuk ka të fortë në këtë vend” tha Rama duke e trajtuar si një diskutim normal për gratë dhe vajzat që kishte detyruar të mbushnin karriget.
Por që në të vërtetë ishte një tjetër “Kod”, thirrje largimi për miqtë e tij kriminelë.
Se çfarë do të ndodhë nesër, do të jemi në pritje, ndërsa se për kë kokë të bandave policia do të deklarojë se i shpëtoi operacionit, këtë Rama e di shumë mirë që sot.