Rama i mohoi djalit pagesën, ja kushti që i vendosi Meta

Hënë, 22 October 2018 22:33

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar deklaratat e bërë javën e shkuar nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se ai dhe djali i tij janë ndier keq kur gazetat dhe politikanët shkruanin se Gregor Rama nuk është djali i Edit por i Kristaqit.

Berisha tha se këtë lajm ja ka nxjerrë njeriu që sot Rama ka në krahë të djathtë, ndërsa shtoi se sjellja e Ramës ndaj djalit të tij ka qenë kafshërore.

‘Burri që i mohon djalit të vet kafshatën dhe i mohon paratë, është kafshë. Le të shkojë në 100 studio. Vetë ministër, dhe kur mori bashkinë i vuri kusht Ilir Meta, pajtohu me djalin pastaj të të mbështes unë ty. Çafër ti besosh një njeriu që sillet me fëmijët e tij në këtë mënyrë. Atë foto e ka botuar njeriu që ai e ka shumë afër sot, unë atë e thashë pasi e botoi ai foton’, tha Berisha.

Login to post comments