Ish-kryeministri Sali Berisha shikon si rrugën e vetme për integrimin e Shqipërisë ajo e rrëzimit të qeverisë së Ramës. Ai ftoi shqiptarët që të kuptojnë sinjalet që po vijnë nga Europa.
"Rama foli si nje kryekumbar ne nje shpelle mafioze. Me kete qeveri te lidhur me krimin integrimi eshte gjithmone dhe me larg. Sot me shume se kurre kesaj qeverie i ka dale boja. Sot sinjalet nga mbare Europa vijne per shqiptaret, dhe une kam besim qe shqiptaret do ti pergjigjen sinjaleve" tha Berisha.
Sipas ish-kryeministrit ne kushtet e nje grushti shteti, shqiptaret dhe opozita duhet te bejne detyren per ta rrezuar kete qeveri.