Ambientet e reja në QSUT, deputeti i PD: Rama të kërkojë ndjesë për vonesën

Tuesday, 23 October 2018 13:17

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në QSUT, ku nga aty nisi propagandën lidhur me situatën e shëndetësisë në vendin tonë.

Për këtë vizitë, deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reguar përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, duke thënë se nisja e punimeve është shumë e vonuar dhe Rama duhet të kërkojë ndjesë.

“Ky projekt u zvarrit nga Rilindja per disa vite, ndryshe sot do te inagurohej perfundimi i punimeve e jo fillimi i tyre, pra nuk do ta shikonim ate “spital” vetem ne 3D. I ndodhur ne QSUT Kryeministri duhej te thoshte dicka edhe per Qendren moderne te Sterilizimit te perfunduar me fazen e pare, e cila ju dha arbitrarisht privatit nepermjet nje PPP, e shoqeruar kjo me pagesa nga buxheti prej 11-13 M $ ne vit, kosto kjo abuzive, qe po e fut te gjithe ate projekt korruptiv ne kolaps”, shkruan më tej Shehu.

REAGIMI I PLOTË

Kryeministri sot ne QSUT ben nje inagurim te vonuar, pa kerkuar se paku ndjese!

Ai inaguroi vecse fillimin tejet me vonese te punimeve te fazes se dyte te nje projekti shume te rendesishem te asaj qendre, me zanafille ne vitet 2006-07, faza e pare e te cilit perfundoi ne fund te vitit 2011.

Ky projekt u zvarrit nga Rilindja per disa vite, ndryshe sot do te inagurohej perfundimi i punimeve e jo fillimi i tyre, pra nuk do ta shikonim ate “spital” vetem ne 3D.

I ndodhur ne QSUT Kryeministri duhej te thoshte dicka edhe per Qendren moderne te Sterilizimit te perfunduar me fazen e pare, e cila ju dha arbitrarisht privatit nepermjet nje PPP, e shoqeruar kjo me pagesa nga buxheti prej 11-13 M $ ne vit, kosto kjo abuzive, qe po e fut te gjithe ate projekt korruptiv ne kolaps.

Ndersa per politikat shendetesore, menyrat e financimit te ketij sistemi, qe eshte afer varferise Afrikano-Qendrore, per vendosjen e autonomise se QSUT nepermjet konceptit “spitali ndermarje”, per rolin e Sherbimeve Universitare dhe te shefave te tyre te futur tashme ne nje procedure diskriminuese perzgjedhje, etj, asgje premtuese.

Ne vend te ketyre kolonave zhvilluese, u fol per hapesiren e parkimit te automjeteve aty.

Ky eshte menaxhimi, qe Rilindja i ben sistemit tone shendetesor, duke krijuar vecse humbje kohe, deme financiare, menaxheriale, klinike e mungese te thelle perspektive, gje qe eshte nje nga shkaqet e kolapsit si edhe te “hemorragjise” se mjekeve e te personelit.

Modifikuar më Tuesday, 23 October 2018 13:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...