Demokratët e Grupseksionit Barking dhe Dagenham, degës PD në Britani të Madhe, mblidhen më 29 tetor

Tuesday, 23 October 2018 22:47

Demokratët kanë nis organizimin kudo që janë jashtë apo brenda Shqipërisë për të dhënë më të mirën për vendin, për të dhënë alternativën, për t’u organizuar dita-ditës më objektivin e vetëm: Largimin nga qeverisja të Rilindjes e cila rrënon çdo ditë vendin, i zhyt qytetarët në varfëri, i detyron të braktisin vendlindjen duke iu vrarë dhe shpresën. 

E kur Atdheu i thërret, demokratët janë gati dhe mblidhen kudo që janë. Eshtë radha pas ca ditësh e anëtarësisë së Grupseksionit të Partisë Demokratike Barking dhe Dagenham, pjesë e Degës së PD-së Britaninë e Madhe për tu takuar, ku njoftohet dhe takimi i radhës.
Njoftimi jepet nga vet kryetari i Grupseksionit të PD Barking dhe Dagenham z.Gazmend Cufaj i cili fton të gjithë anëtarët e grupseksionit të tij se, me datë 29.10.2018, ora 7-8 pm në adresën : Sweet London  62a longbridge road, Barking  IG11 8RT, për organizimin e mbledhjes së radhës së seksionit me rastin e një vjetorit të zgjedhjes në detyrë të kryetarit dhe krijimit të këtij grupseksioni, me temë: - “Forcimi dhe rritja e rolit të anëtarëve të grupseksionit dhe shtimin e radhëve të anëtarësisë?.
Po në këtë njoftim z.Gazmend Cufaj njofton se rendi i ditës së këtij takimi do të jetë: Fjala e kryetarit të Grupseksionit, prezantimi i rendit të ditës, mesazhi i të ftuarit special. Fjalën do ta marrë dhe kryetari i degës së PD, në Britaninë e Madhe z.Naim Hasani i cili do të jap një mesazh për anëtarësinë dhe së bashku më kryetarin e Grupseksionit Barking dhe Dagenham, z.Cufaj do të ftojnë të gjithë qytetarët shqiptarë më banim në Londër për të iu bashkuar Partisë Demokratike, për të ngjeshur radhët rreth kësaj force politike, si e vetmja shpresë për të nxjerrë vendin nga kolapsi ku ndodhet, për të dhënë kontributin e tyre për një Shqipëri të zhvilluar, pa drogë, krim dhe korrupsion. 
Në këtë takim do të këtë dhe diskutime të lira dhe ku flitet dhe për angazhimet për të ardhmen e PD, forcës së parë antikomuniste, reformiste dhe integruese e Shqipërisë si dhe pika të tjera të lira në rendin e ditës.
Kreu i Grupseksionit Barking dhe Dagenham, z.Gazmend Cufaj, njëkohësisht dhe anëtari i Kryesisë së Degës së PD, Britani e Madhe, do të kujdeset që veç pjesmarrjes masive çdo gjë në aspektin e organizimit të shkojë si mos më mirë.  Organizimi ka nisur, shqiptarët kanë vendosur t’i dalin zot vendit të tyre dhe ky kontribut për shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri pritet të vijë qartë dhe nga diaspora. Ditët e kësaj qeveria tashmë janë të numëruara.

partia.jpg

 

 

Modifikuar më Tuesday, 23 October 2018 22:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...