Denoncimi i qytetarit, “Polici bashkë me hajdutin vjedhin lopët e fshatarëve”, Rama i fshin komentin

Diel, 15 Prill 2018 14:47

Ditën e sotme, një qytetar ka komentuar në një nga postimet e Kryeministrit.

Qytetari, që duhet të ketë dëgjuar për mbi 2 vite kryeministrin për ‘bashkëqeverisjen” dhe platformën e Shqipërisëqëduam.al, ka zgjedhur të denoncojë në këtë faqe.

Sipas tij në një nga fshatrat e Lushnjës, policia bashkëpunon me hajdutët në vjedhjen e lopëve duke mos ndërhyrë.

“Ore ka Polici Lushnja? Po bashkëpunon polici me hajdutin, po vjedhin lopët e fshatarëve të Komunës Bubullimë të Lushnjës. Ka polici ky shtet i korruptuar? Po del hajduti me armë, nuk del dot nga dera e shtëpisë se të gjuan drejt. Ndalon Fordin e Policisë, i thua po vjedhin lopët, polici të thotë: Po ne çtë bëjmë? Ka mundësi ta shikosh këtë koment e të ngresh zërin?”-shkruan qytetari.

Menjëherë pas këtij komenti ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit Rama, i cili e  ka fshirë menjëherë komentin e qytetarit.

Siç mund të shihet në foton e mëposhtme, Gardiani i Etikës në faqen e Kryeministrit e ka fshirë duke e ‘zgjidhur’ në këtë mënyrë dhe problemin e qytetarit.

vjedhje

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...