Presidenti Meta, me Kryeparlamentarin austriak: Marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe

E mërkurë, 24 October 2018 11:40

Në vijim të vizitës së tij shtetërore në Austri, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u takua sot me Kryetarin e Parlamentit austriak, zotin Wolfgang Sobotka.

Presidenti vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Austrisë dhe nënvizoi se është krijuar momenti i duhur për të nxitur veçanërisht bashkëpunimin ekonomik dhe atë në fushën e arsimit, në ndjekje të shembujve frymëzues të bashkëpunimit që ekzistojnë tashmë mes dy vendeve.

“Parlamenti austriak, ashtu si të gjitha institucionet e tjera të këtij vendi, është një përkrahës i palëkundur i procesit të integrimit të Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE, dhe rikonfirmimi i këtij qëndrimi përmes Kryetarit të Parlamentit, z.Sobotka është një lajm shumë inkurajues”, - tha Kreu i Shtetit.

Në kuadër të Presidencës së austriake të BE, Presidenti Meta vuri në dukje rëndësinë që ka finalizimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, e vetmja që ende nuk përfiton këtë të drejtë në rajon, edhe pse tashmë i ka plotësuar të gjitha standardet e kërkuara në këtë proces.

Njëkohësisht, Presidenti Meta theksoi se mesazhet pozitive të zgjerimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë janë shumë të rëndësishme, dhe në këtë kontekst Shqipëria është e vendosur të bëjë të gjitha përpjekjet për pasur një vendim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Modifikuar më E mërkurë, 24 October 2018 12:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...