Ministria që kundërshton vetveten e tallet hapur me studentët

E mërkurë, 24 October 2018 15:26

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka reaguar në një postim në rrjetet sociale pas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit.

Sipas tij Ministria kundërshton vetveten e tallet hapur me studentet pasi udhëzimi në fjalë bie në kundërshtin si me Rregulloren e maturës, që përcakton qartë rregullat, kriteret e procedurat që ndjekin maturantët për të fituar të drejtën e studimit, ashtu dhe ligjet e aktet e tjera nënligjore.

Postimi i plotë

MINISTRIA QË KUNDËRSHTON VETVETEN E TALLET HAPUR ME STUDENTET

Nuk është rasti i parë që Ministria e Arsimit, prodhon udhëzime që kundërshtojnë njëri-tjetrin, apo që bien ndesh me ligjet.

I tillë është dhe Udhëzimi nr.33 i datës 23.10. 2018 “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në vitin akademik 2018-2019” të ndryshuar.

Udhëzimi në fjalë bie në kundërshtim si me Rregulloren e maturës, që përcakton qartë rregullat, kriteret e procedurat që ndjekin maturantët për të fituar të drejtën e studimit, ashtu dhe ligjet e aktet e tjera nënligjore.

Po të lexosh udhëzimin, sipas të cilit tani regjistrimi i maturantëve mund të bëhet dhe pa aplikuar me formular dhe jashtë portalit, e kupton që gjithçka e realizuar me zhurmë, bujë, tam-tame drejtësie e më the e të thashë deri më tani, ka qenë një farsë gjigande, një proces fiktiv që thjesht mbajti me gajret maturantët prej 5 muajsh rresht.

Udhëzimi rrëzon çdo meritë, çdo preferencë, çdo konkurrencë, ndërkohë që thotë troç që ngulja e maturantëve muaj rresht para formularëve, ambicieve, ëndrrave, ekraneve të kompjuterit për të ndjekur lëvizjen e emrit, ishte thjesht nxjerrje gjigande gjuhe nga Ministria.

Një tallje ekzemplare.

Dhuratë nga Rama e Lindita.

Kjo nuk është hapje e portave të Universiteteve nga mirësia, por shqyerje e Universiteteve nga idiotësia.

Se çfarë kuptimi ka ky udhëzim që rrëzon të gjithë të tjerët, askush nuk mund ta thotë.

Kot maturantët u investuan në mendje, në financa, në energji, në formulare, në portale.

Kot u regjistruan diku, ku nuk deshën e sot nuk munden të çregjistrohen.

Kot u mërzitën, apo u gëzuan.

Kjo nuk është as garë, as meritë, as arritje.

Kjo është paaftësi dhe papërgjegjshmëri e ulur këmbëkryq.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...