Ndarja nga jeta e kirurgut Tartari, Presidenti Meta mesazh ngushëllimi

E mërkurë, 24 October 2018 16:44

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, iu është bashkuar reagimeve për ndarjen nga jeta të kirurgut Flamur Tartari.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta ngushëlloi familjen e mjekut, ndërsa shtoi se Tartari ia kushtoi gjithë jetën detyrës fisnike.

Mesazhi i Presidentit:

Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të mjekut të shquar dhe të devotshëm, kirurgut Flamur Tartari, intelektualit aktiv dhe të pashkëputur për asnjë çast nga detyra fisnike së cilës i kushtoi gjithë jetën, me humanizëm, modesti e dashuri.

Kontributi i tij në fushën e mjekësisë spikat dhe me botimin e një sërë veprave të rëndësishme kushtuar shkencës së urologjisë dhe njerëzve të shquar të humanizmit dhe të mjekësisë shqiptare.

Duke ndarë me ju dhimbjen e thellë për humbjen e këtij mjeku të veçantë, i përcjell ngushëllimet më të thella të gjithë familjarëve dhe të afërmëve të tij e njëkohësisht gjithë bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të të ndjerit Tartari.

Iu prehtë shpirti në paqe!

Login to post comments