Lulzim Basha
100 MILIONË EURO SUBVENCIONE, INVESTIME PËR INFRASTRUKTURË TË RE DHE GARANTIM TË TREGUT!
Ky është plani ynë për fermerët dhe fshatin.
Çdo vit, mijëra tonë prodhim kalben e groposen sepse qeveria Rama është e vetmja në Europë që ka braktisur fermerët.
Edhe pse punojnë gjatë gjithë vitit, dimër e verë, fermerët e Vaut të Dejës dhe të gjithë Shqipërisë prej 5 vitesh nuk marrin asnjë qindarkë subvencion nga shteti.
Shqipëria nuk investon në bujqësi dhe nuk ndihmon fermerët, sepse ka një qeveri që pasuron veten dhe oligarkët e saj.
Kjo do të marrë fund shumë shpejt!