Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme se Altin Avdyli, njëri nga pjesëtarët e grupit të ‘Avdylajve’, tashmë i arrestuar, ka qenë prej kohësh punonjës në Portin e Durrësit.
Mes ironisë Berisha tha se ‘Avdylet’, që akuzohen si bandë trafiku droge, kanë qenë ‘xhani i partisë’, pasi sipas tij kanë pasur edhe portin e tyre. Në dokumentin që ka publikuar sot Berisha, shihet se Avdyli është pushuar dy ditë më parë nga puna si shofer automjeti pranë Autoritetit Portual të Durrësit.
Ja denoncimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:
Avdylet, xhani i partise, kishin dhe portin te tyre!
Altin Avdyli me urdher nga lart ishte prej kohesh punonjes me detyra te veçanta ne Portin e Durresit.
Lexoni dokumentin e sotem te prerjes se marredhenieve te punes!
Lexoni dokumentin. sb