Botuesi Fahri Balliu: Dy deputetë të PS u arrestuan, Rama ka rënë, të dorëhiqet

E mërkurë, 24 October 2018 22:23

I ftuar në emisionin Opinion, publicisti Fahri Balliu theksoi se aksionet e fundit të policisë mbi bandat e drogës konfirmuan ato çka opozita ka denoncuar prej kohësh. Sipas tij, në këto operacione rol përcaktues po luajnë ndërkombëtarët dhe roli i autoriteteve vendase është thjesht policor, zbatim i porosive te sherbimeve te huaja.“Arrestimet konfirmojnë atë çka opozita ka paralajmëruar se Rama është i lidhur me krimin. Roli përcaktues në këto operacione është i ndërkombëtareve. Me dy deputetë të arrestuar, Rama duhet të jepë dorëheqjen sepse zullumi ka arritur kulmin".

Sipas botuesit Balliu, Rama është demaskuar si frymëzues i krimit, themelues i kanabisit dhe ai që i ka përzgjedhur qëllimisht këta persona pikërisht për aktivitetin e tyre kriminal. "I vetmi hall i Edi Ramës është Sajmir Tahiri. Ai është i aftë për të arrestuar këdo që e ka ndihmuar edhe për të vjedhur zgjedhjet, për të krijuar një zhurmë të madhe vetëm për të shpëtuar Sajmir Tahirin", u shpreh Balliu.

 Balliu theksoi se Edi Rama s'ka nevoje me as për prokuror e as gjykatës sepse është vetë ai që firmos arrestime e gris urdhërarreste. Të gjithë deputetët i ka të kapur, ky kryeministër është i rënë"!,

Modifikuar më E Enjte, 25 October 2018 10:46
Login to post comments