Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet sot në Garmish të Gjermanisë ku po zhvillon një vizitë në Qendrën Europiane të Studimeve të Sigurisë “George C. Marshall”, si i ftuar nderi për të mbajtur një ligjëratë për sigurinë dhe sfidat në rajonin e Ballkanit.
Një nga temat që Presidenti Meta pritet të theksojë gjatë kësaj ligjërate është edhe çështja e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.