Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka reaguar pas votimit në Kuvend të ligjit që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar.
Shehaj përmes një postimi në ‘Facebook’ thotë se është i bindur se Rama do ta votonte këtë ligj edhe sikur 100 herë të kthehej në Kuvend, duke shtuar se e vetmja mundësi për të ruajtur teatrin është ngujimi brenda godinës.
“100 herë po të kthehet ligji për Teatrin Kombëtar, 100 herë do e votojë atë Edi Rama me shërbëtorët e tij, sepse ai nuk tërhiqet para asnjë mundësie për të bërë para. E vetmja gjë që e shpëton Teatrin është ngujimi brenda tij, për ta mbrojtur, nga buldozerët e talibanëve që për ideologji kanë vetëm paranë”, shkruan Shehaj në ‘Facebook’.
Qeveria miratoi sot ligjin për teatrin me 74 vota, pasi presidenti Meta e ktheu për së dyti herë për shqyrtim.