Ylli Manjani
Akili (Kraja) nuk e gjujti me thembër Kryetarin e Bashkisë. Megjithatë ky i fundit qënka “turbulluar”...
U turbullua nga një status në Facebook. Vaj halli sikur të ishte goditur me thembër...
Akili u rrjeshtua kundër rritjes së cmimit të ujit.
Çka këtu për t’u turbulluar?!
Edhe unë isha për rritjen e tarifës së ujit, por nuk i turbullova nga statusi i Akilit! Më shumë u tmerrova nga merkato e këshilltarëve bashkiakë! Por edhe atë e harrova...
Se ç’faj kishte Akili nuk e mora vesh?!
Nëse Kryetarit të Bashkisë i duheshin dy kompjuter, do ja kishim bërë dhuratë. S’kishte pse mundohej deri në gjykatë! Shëmtoi publikisht edhe gjykatësen për hiçmosgjë!
Nejse tani s’bëhet më fjalë për statusin e Akilit, por për drejtësinë, thembrën e Akilit.