×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vokshi: Është marrëzi, Rama detyroi deputetët për ligjin e Teatrit

E Enjte, 25 October 2018 18:20

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka komentuar rrëzimin e dekretit të presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar nga deputetët e mazhorancës në Kuvend si dhe miratimin e ligjit për mbylljen e lojërave të fatit duke nisur në 1 janar 2019. E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në Neës24, Vokshi u shpreh se disa deputetë të PS-së e dinë që shembja e Teatrit është akt i paligjshëm, por votojnë me urdhër të Ramës në Kuvend.

“Votimi i sotëm me 74 vota tregon se kemi të gjithë deputetët e mazhorancës që po ndjekin porositë dhe urdhrat e Ramës. Pavarësisht se shumë prej tyre e kuptojnë aktin anti-ligjor ata kanë votuar sot me urdhër. Pandeli Majko është konsistent dhe është kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Unë e kam ndjekur sot seancën e Kuvendit. Është marrëzi dhe non sens, pasi deputetët dëshmuan sot se janë peng të krimit dhe të bandave. Është për të ardhur keq votimi i këtij pr.ligji dhe rrëzimi i dekretit të Metës. Shumë deputetë të PS nuk po përfaqësojnë sot interesin e sovranit”- tha Vokshi.

Vokshi u shpreh ndër të tjera se miratimi i ligjit për mbylljen e lojërave të fatit i kthen ato në monopol shtetëror dhe fitimin në duart e familjarëve të kryeministrit.

“Shumica nuk fokusohet tek droga në shkolla, por flasin për ndalimin e pijeve energjike. Pse Ministria nuk merr përgjegjësinë  e saj për të ndaluar të gjithë ata që shpërndajnë drogë në oborret e shkollës. Kemi marrë denoncime të ndryshme për drogën në shkolla. Pse sot nuk u fol për këtë problem, por u fol për pijet energjike apo alkoolike. Këto pr.ligje janë pjesë e propagandës, pasi problemet e vërteta nuk po trajtohen. Edhe pr.ligji tjetër i votuar sot nga mazhoranca për bastet ka të bëjë me të ashtuquajturën monopol shtetëror dhe nuk i kufizon lojërat e fatit. Fitimi i lojërave të fatit do shkojë në dorë të familjarëve të Ramës”- tha deputetja e PD-së.

Modifikuar më E Enjte, 25 October 2018 18:23
Login to post comments