Nishani: Dorëheqja e Xhafajt e kërkuar, nisi demontimi i piramidës

Saturday, 27 October 2018 17:58

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani ndodhet sot në studion e emisionit “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa në News24 për të komentuar zhvillimet e fundit, duke e nisur së pari me dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Nishani u shpreh optimist nga kjo lëvizje dhe deklaroi se ky është demontimi i një piramide.
“Së pari unë dua të shpreh për herë të parë ndoshta një lloj optimizmi personal të zhvillimeve politike. Duket se ka filluar një lloj demontimi i një strukture. Unë kam besuar gjithmonë që do të vijë një moment që do të fillojë pika e kthesës. Sepse nuk besoj se ka alternativë tjetër për një shoqëri veçse të dalë nga kauza e anarkisë e anomalitetit. Natyrisht që është një rrugë e gjatë, është nevojë për një kthesë të madhe. Por besoj se zhvillimet e fundit, përfshirë dhe dorëheqjen e ministrit të dytë të brendshëm tregojnë se ka filluar demontimi i kësaj piramide”, tha Nishani, raporton “BalkanWeb”.

I pyetur për arsyet e kësaj dorëheqje, Nishani tha se është e kërkuar nga ndërkombëtarët por përmendi dhe presionin e qytetarëve dhe atë të opozitës.
“Dorëheqja ka dy anë të medaljes, ose dy rrugë. Në analizën time të dyja rrugët të çojnë në një burim, tek kreu i qeverisjes aktuale. Në aspektin e parë politik, dorëheqja e ministrit të radhës të brendshëm është padyshim për shkak të presionit të madh në rritje. Dikush thotë se nuk ka një vizibilitet, se nuk kemi protesta por ka një presion në çdo rrugë, çdo lagje e çdo kafene të njerëzve. Presioni final besoj se ka qenë presioni ndërkombëtar. Patjetër që është e kërkuar. Sot u konfirmua si akt. Por të shikosh procedurën del kryeministri dhe njofton zëvendësin e ministrit”, tha Nishani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...