Kur shteti dështon, Jorida Tabaku: Me 30 lekë për një palë këpucë të qepura kjo zonjë mban familjen 

Diel, 28 October 2018 14:21

Deputetja demokrate Jorida Tabaku shkruan në një postim në rrjetet sociale se ky shtet ka dështuar.

Duke ju referuar historisë së një gruaje 45 vjecare nga Zall Herri e cila me 30 lek që merrte për një palë këpucë të qepte mbante familjen e saj me 6 anëtarë, Tabaku shkruan se ky është shembulli më I mirë I dështimit të shtetit. “Ka shumë njerëz punëtorë që duan thjesht një mundësi, ka shumë zonja që ia dalin vetë, duan thjesht një mundësi. Ky lloj shteti që mbështet të fortin, që rrit taksat, që nuk motivon atë që studion e punon ky shtet ka dështuar”, thekson deputetja e PD.

Ja postimi i plotë i Tabakut

Kur shteti dështon!

Pak ditë më parë në ZallHerr ku takova Prenën, 45 vjec me arsim të mesem e cila mbante me punën e saj një familje me gjashtë anëtarë. Paguhej 30 lekë për cdo palë këpucë që qepte e sic do nënë bënte shumë punë të tjera në shtepi. Dita fillonte në të gdhirë e mbaronte pothuajse në të gdhirë të ditës tjetër.

Kur e pyeta a ka kërkuar mundësi të tjera punësimi ajo ose bashkëshorti më tha që nuk ka! Për asnjë në atë zonë nuk ka. I gjithë fshati kishte dy kafe dhe asnjë biznes tjetër afër. Zonjat e zonës punësoheshin në fasone e zotërinjtë rrinin prisnin mos ndoshta dikush largohe në emigrim! Si kjo familje kishte plot të tjera më thanë!

Ky është shembulli më I mirë kur shteti dështon! Ka shumë njerëz punëtorë që duan thjesht një mundësi, ka shumë zonja që ia dalin vetë, duan thjesht një mundësi. Ky lloj shteti që mbështet të fortin, që rrit taksat, që nuk motivon atë që studion e punon ky shtet ka dështuar! Kur shoh modelet që promovohen, bizneset që largohen, shkollat që mbyllen, cmimet që rriten e kuptoj që ky shtet ka dështuar. E kur takoj zonja si Prena që duan thjeshtë një mundësi e shoh që ka dështuar. Sot shqiptarët nuk duan as Kryeminsitër gaztor që ti ndërtojë shtëpinë, as shoë ë propagandë. Duan mundësi reale për punësim, arsimim.

Kjo qeveri këtë nuk e ofron më. Në fakt nuk e ka ofruar kurrë!

Modifikuar më Diel, 28 October 2018 15:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...