Dokumente/ Zhupa: Veliaj vazhdon vjedhjen me tenderat, 10-fishon çmimin produkteve

Diel, 28 October 2018 17:45

Zëdhënësja e PD-së, ka denoncuar një tjetër vjedhje të madhe që po bën kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Përmes dokumenteve zyrtare Zhupa tregon se si Veliaj, përmes tenderit të Hoverboard (Dy rrotakëve), kërkon të vjedhë disa mijëra dollarë.

Përmes një postimi në ‘facebook’, Zhupa shkruan se vlera e një Hoverdoard është 360 dollarë copa, ndërsa Veliaj ka ofruar 30500 dollarë amerikanë për blerjen e 10 Hoverboard.

Postimi i plotë:

Tenderat si vjedhje e zakonshme e Bashkisë së Veliajt!

Abuzimi me paratë publike është faktuar here pas here për bashkinë që drejton Erioni Betoni. Tenderi i rradhës është për blerjen e 10 cope Hoverboard (dy rrotakeve) elektrik në funksion të policisë bashkiake. Një tender që ti shërbej propagandës që ta bej policinë bashkiake të duket më trendy nëpër rrugët e qendrës së qytetit, të vetmet ku mund të lëvizi me këto dy rrotak. Megjithëse kjo polici bashkiake e Veliajt njihet nga i madh e i vogel, si policia e terrorit të shitësve ambulant, të fëmijëve, të moshuarve të pambrojtur, polici e dhunës dhe e sjelleve harbute.

Ky tender i është dhëne një operatori, të vetmit në gare, në fondin limit 33 milion lekë (30.500 $). Pra vlera e një dy rrotaku sipas bashkisë është vlersuar ne 3050 dollar copa. Ndërkohe nëse futesh online edhe me cmim pakice e gjen një te tille për 360 dollar copa. Patjeter që nëse do blesh 10 do e marresh edhe më lirë se kaq së hyn në cmim shumice. Pra një dy rrotak vlen gati sa nje makinë sipas tenderave të Veliajt.

Kush e perfiton diferencen e cmimit? Drejtoret me kompaninë? A ka pjesë Veliaj apo merret vetëm me lejet e ndërtimit? Këto janë pyetje qe vetem Bashkia e Veliajt mund te pergjigjet ne lidhje me kete abuzim me parate e taksapaguesve te Tiranes.

Modifikuar më Diel, 28 October 2018 17:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...