Miku i Ramës, Vuçiç, nderohet nga Putini me të njëjtën dekoradë si Pashiçi  

Hënë, 29 October 2018 13:16

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është nderuar nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin me dekoratën Aleksandër Nevsgog. Përpos titullit të lartë, Vuçuçi është zyrtari i vetëm në 100 vite që merr këtë titull, por jo i vetmi.  I  fundit  që ka marrë këtë dekoratë ishte anti-shqiptari Nikolla Pashiçi dhe para tij Mbreti serb, Milan Obrenovicç dhe princi i kurorës Aleksandër Karagjeorgjovic. Rezulton se kjo dekoradë u është akorduar të gjithë atyre zyrtarëve serbë që kanë rusifikuar ballkanit, pra rusomanët e mëdhenj serbë.

Ky dekorim nuk flet vetëm për marrëdhëniet vëllazore ruso-serbe, por edhe për raportet e Edi Ramës me Vuçiçin. Pyetja që shtrohet është çfarë meritash ka  Vuçiçi në rifreskimin e erërave ruse në Ballkan, sepse kjo është një dekoradë që jepet sa herë  planifikohet një skenar i zi kundër shqiptarëve.

Kështu, në këtë nderim të Vuçiçit, njëlloj falenderimi nga Moska vjen edhe për kryeministrin tonë, i cili i i ka çuar marrëdhëniet me Serbinë, si dikur Enveri me Titon, në pragun e krijimit të një tregu të përbashkët. Po, ashtu, është kryeministri i tipik i partisë socialiste që vazhdon ta shohë Beogradin si kryeqytetin e Kosovës dhe që ka arritur në bashkëpunim me Vuçiçin të riciklojë idetë e korrigjimit të kufijve. Prandaj, kjo dekoratë demaskon në njëfarë mënyre se kanali serbo-rus ka një degëzim edhe në zyrën e kryeministrit tonë. Po, ashtu tregon se raportet e mira të Ramës me Vuçiçin nuk po ngrihen mbi premisat e dy vendeve të ardhshme të BE-së, por mbi shinat e parrullës “ Ballkani, oborr rus”. Këtë, na i konfirmon vet Putini, me dokaratën që i akordoi sivllaut të Ramës, Aleksandër Vuçiç, si për t’i çuar të fala edhe Edi Ramës për bashkëpunimin e treguar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...