×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

"Italia nuk ka interesi, të shtojë një hale' më shumë për të mbajtur me bukë në burgjet e saj"

Hënë, 29 October 2018 21:32

Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri ka reaguar mbrëmjen e sotme pas vendimit të gjykatës italiane për Saimir Tahirin.

Edhe pse gjykata ka vendosur për të mos e marrë të pandehur, Strazimiri ka vendosur të falënderojë Italianë për të gjithë hetimin që ka bërë.

Reagimi i deputetit Gent Strazimiri:

Faleminderit Italisë! Ajo e bëri të sajën!!!!

- Audi ‘AA 003 GB’, nuk i është vënë në dispozicion bandës duke shkelur ligjin italian të deklarimit të pasurive, por çdo ligj shqiptar, moral e të shkruar!

- Arrestimi i komisar Dritan Zaganit për t'i hapur rrugë bandës, siç e kërkoi banda, sepse Zagani po ndiqte bandën, nuk është bërë nën juridiksionin italian, por nën atë shqiptar.

- Diamantet, byzylykët, skafet e jahtet e paguara nga banda, janë bërë në këmbim të mburojës ndaj policisë shqiptare, në shkelje të ligjeve shqiptare, nën juridiksionin shqiptar, jo nën atë italian!

- Organizimi, përkrahja mbrojtja e bandave kriminale për të mbjellë 217 mijë hektarë me drogë, e më tej mbështetja me polici për ta përpunuar, magazinuar e transportuar, është kryer në territorin shqiptar jo në atë italian, në shkelje të ligjeve shqiptare, jo të atyre italiane.

Dhe në fund,

- me të paktën 5 milionë euro të paguara nga banda për fushatë elektorale janë blerë vota shqiptarësh, jo italianësh, janë grabitur zgjedhjet në Shqipëri, jo në Itali!

Italia të jep rezultatet e ndjekjes 4 vjeçare të bandës, kryer me paratë e taksapaguesve italianë, nga policë italiane, përmes provave, përgjimeve e hetimeve, dhe të thotë ‘ja ku i ke, VEPRO!!!’

Italia nuk ka asnjë arsye as ligjore e as interesi, të shtojë një hale' më shumë për të mbajtur me bukë në burgjet e saj....

Shqipëria PO! Haletë e Shqipërisë janë rrugëve, bredhin me kalë, japin mend dhe urdhra jo vetëm në emër të qeverisë, por edhe të ... prokurisë!

Haletë e Shqipërisë po përgatisin një të ardhme ‘të ndritur’ për fëmijën tënd, në vendin ku ligjin e bën ‘Xhuxhi’, ‘ qorri’, ‘Gonia’ e ‘Baballa’!!!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...