Nishani: Supa e tepsisë u thartua

Tuesday, 30 October 2018 11:35

Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Nishani ka analizuar ikjen e ministrit, ndërsa ka ‘zbërthyer’ edhe mesazhin që dha Rama.

Nishanit shkruan se vendimi në fjalë erdhi pas operacioneve që u ndërmorën në vend, ku u goditën disa banda kriminale. Ish-presidenti thekson se Rama duhet të gjente ‘Kurbanin’ që kolonat e shtëpisë mos të rrëzonin të gjithë çatinë.

“Ata ishin konstruktorët e “shtëpisë”, ata ishin kolonat që e mbanin në këmbë “çatinë”, ata ishin vetë fryma që gjallonte kjo “shtëpi”. Ndaj urgjentisht duhej gjetur “kurbani” që kolonat të mos binin e ta zinin çatinë nën to dhe për ca kohë. Plangprishësi që hodhi gurë mbi shtëpinë ishte ministri”, shkruan Nishani.

Ja postimi i plotë

Të nderuar miq, tashmë vetë kryeministri na konfirmoi se Ministrin e Brendshëm e dorëzoj prej shantazhit të banditëve të mërzitur së fundmi.
“Askush nuk mund ti gjuaj shtëpisë me gurë” ishte mesazhi i koduar i të parit të Qeverisë. 
Kush qëlloj ? 
Kush ishin pjestarët e shtëpisë që u goditën ?
Mesazhi/Kod ishte menjëherë pas shkarkimit të Ministrit të Brendshëm i cili ishte në fakt i diskredituar rëndë në sytë e opinionit që nga dita e publikimit të dosjes së vëllait të tij si një i dënuar për trafik ndërkombëtar i drogave të forta. 
Një Ministër i Brendshëm jo thjesht i denoncuar por i demaskuar publikisht nga opozita si një “digë sigurie” për narkotrafikun që vijonte.
Një Ministër i Brendshëm (i vetmi në historinë e Shtetit Shqiptar) subjekt i Ligjit Antimafia.
Ky diskreditim nuk ishte për të një arsye për largimin nga qeveria as në kulmin e skandaleve të tij e nuk mund të ishte as tani.
Dy grupe kriminale u goditën së fundi. 
Grupi i Shkodrës dhe grupi i Shijakut.
Gjithkush që ka ndjekur zhvillimin e ngjarjeve e ka fare të qartë se asnjëri prej tyre në fakt nuk u godit nga i ashtuquajturi “Forca e Ligjit”. 
Për grupin e Shkodrës dosja e kopsitur u dorëzua nga autoritetet belge dhe holandeze e shoqëruar me mesazh të fortë politik/diplomatik nga vizita e një autoriteti të lartë holandez.
Për grupin e Shijakut dosja erdhi nga Gjermania, shoqëruar me mesazh të fortë politik/diplomatik nga vizita e Drejtorit të Policisë Kriminale të atij vendi.
Prokuroria nuk kishte asnjë shanc të refuzonte fletë-arrestet dhe policia të pa mundur të mos ekzekutonte ato mandate në këto raste.
Përtej aktivitetit kriminal të atyre grupeve ajo që konfirmohej publikisht ishte angazhimi i tyre në blerjen e votave dhe vjedhjen e zgjedhjeve, natyrisht në bashkëpunim dhe kontakte me ministra, deputetë e bashkiakë të pushtetit.
Disa nga anëtarët e grupeve u arrestuan, më kryesorët u larguan “në drejtim të paditur”, por raporti i “bisnesit” të qeverisë me krimin u trondit dhe tashmë duheshin sqaruar gangot e inatosur.
Dosje të tjera duket se do vinin nga partnerët.
Situata e “kooperimit” pushtet- krim deri tani e menaxhuar doli jashtë kontrollit.
Grupet e krimit të organizuar që ofruan shërbimin e tyre për të grabitur zgjedhjet e fundit parlamentare tashmë kërkonin shpjegime nga përfituesit e pushtetit që ata ju dhuruan.
Ata ishin konstruktorët e “shtëpisë”, ata ishin kolonat që e mbanin në këmbë “çatinë”, ata ishin vetë fryma që gjallonte kjo “shtëpi”.
Ndaj urgjentisht duhej gjetur “kurbani” që kolonat të mos binin e ta zinin çatinë nën to dhe për ca kohë.
Plangprishësi që hodhi gurë mbi shtëpinë ishte ministri. 
Banditët, si robt e shpisë, nuk duhet të mërziteshin me të parin e shtëpisë se ai mund të vinte rregull ende dhe të garantonte vijimësinë e parajsës për ta.
I ikuri, nuk paraqiste asnjë shqetësim. 
Një peng i Ligjit Antimafia nuk ka ku lëviz, se përndryshe “ligji” hyn në funksion menjëherë. Për aq sa i ikuri qëndron urtë edhe ligji fle në kasafortën kryeministrore.
I ardhuri, duhet të garantonte qetësimin e të turbulluarve.
Nuk kishte ku gjendej garancia më e mirë se sa nga një ekstremist politik i cili edhe nën uniformën ushtarake sulmonte, fyente e shpifte publikisht për Kryetarin e Shtetit dhe Komandantin e Përgjithshëm, vetëm pse po respektohej e zbatohej ligji e Kushtetuta. 
Kjo nuk ndodh kurrë në një vend normal dhe me njerëz normal. (Në Shqipëri nuk është problem edhe për ndonjë “opozitar”).
Gjithkush mund ta imagjinoj se çfar garancish do mund të kenë qytetarët dhe opozita në gëzimin e të drejtave të tyre civile dhe politike pas kësaj.
Tashmë supa e tepsisë është thartuar në çdo thërrmije të saj.

© SYRI.net

Modifikuar më Tuesday, 30 October 2018 11:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...