Intervista e Sandër Lleshit/ Paloka: Tregoi se është aty vetëm në shërbim të Ramës

Tuesday, 30 October 2018 11:55

Pas intervistës së Ministrit të Brendshëm Sander Lleshi, nënkryetari Partisë Demokratike Edi Paloka tha se çdo qëndrim i mbajtur nga Lleshi është një tregues i qartë se çdo gjë që ky do të bëjë do të jetë vetëm në shërbim të Ramës.

Postimi i plotë

Nuk do kisha marre persiper te komentoja ministrine ri te Rames thjesht per te mos krijuar idene se po e paragjykoja.

Po nderkaq ve re nje fenomen te cuditshem ne rrjetet sociale; nje entuziazem absurd nisur thjeshte nga perkatesia fetare dhe krahinore e ministrit me te ri te Rames.

E kam me ata qe jane kundershtare te Rames dhe jo me ata qe ka futur Rama qellimisht qe ta paraqesin kete si nje levizje dhe ndryshim per mire.

E meqenese nga baba jam po aq katolik sa te entuziazmuarit po i jap vetes te drejten t’ju shkruaj dy fjale.

Une e kuptoj kete lloj “entuziazmi” duke patur parasysh faktin qe Rama ashtu si dhe paraardhesit e tij, komunitetin katolik e kane konsideruar si “armik” kurse tani papritur cakton nje minister qe rrjedh nga ky komunitet.

Fakti qe i emeruari eshte dhe me profil te ulet publik, kthehet ne nje benefit per te. E ketu fillon dhe mbaron kjo histori dhe arsyet per te qene entuziast...

Po jap vetem disa argumenta shkurt “antientuziazem” .

Kryesorja dhe mjaftueshem per mua; Ky zotria eshte emeruar minister nga Rama...

Po ju kujtoj “entuziasteve” se edhe Arta Marku eshte po aq katolike e madje me prejardhje nga familje e persekutuar, po as njera as tjetra nuk e ndaluan te vihet ne sherbim total ndaj Rames.

Megjithate deri ketu jemi prape ne nivelin e paragjykimit. Atehere le te gjykojme mbi fakte, per aq sa dihen e sa u paraqiten tek Fevziu mbreme.

“Entuziastet” harrojne qe ky zotria ka disa vite ne zyrat e kryeministrise si keshilltar sigurie e nuk e mori Rama nga katedralja e Rreshenit per ta ulur ne vendin e ministrit.

Cfare tha ne emisionin e Fevziut ministri i ri i Rames ?

I pyetur perciptazi nga gazetari per qendrimin ndaj krimit dhe droges, ai deklaroi: “Nuk mendoj se u tolerua kanabisi ne 2017”

Me kete qendrim nuk arriti as tek Xhafaj , i cili u detyrua te pranoj se policia u implikua ne kanabizimin e vendit.

“Gjendja e krimit nuk eshte dramatike...” -tha ministri qe ende nuk eshte ulur ne karrige ,imagjinoni se si do e luftoje krimin ky kur as nuk i duket dramatike situata.

E fundit, por qe tregon shume, ishte servilizmi i shprehur fare pa elegance.

“Deshtimi eshte i imi, suksesi i Rames” -tha pak a shume ne fund.

E me qe bastet do i mbylli Rama, po ve bast sot se ky zotria shpejt do tregoje se eshte aty vetem per ti sherbyer Rames.

Modifikuar më Tuesday, 30 October 2018 14:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...