Kryemadhi, takim me zyrtarin e lartë kinez: Rritje të bashkëpunimit

Tuesday, 30 October 2018 14:57

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim znj. Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me  z. Song Tao, Ministër, Drejtues i Departamentit Ndërkombëtar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Kineze. Gjatë takimit u formalizuan marrëdhëniet ndërmjet dy partive, të cilat u vlerësuan si tepër të rëndësishme për të forcuar më tej marrëdhëniet Kino-Shqiptare.

Gjatë takimit znj. Kryemadhi shprehu falenderimet dhe mirënjohjen për këtë hap të ri të hedhur ndërmjet dy partive dhe shprehu angazhimin për të shtrirë bashkëpunimin në disa fusha të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh, ne fushat e Turizmit, Bujqësisë, Infrastrukturës dhe Drejtësisë e Rendit.

Zonja Kryemadhi shprehu kënaqësinë për trendin në rritje të shkëmbimeve ekonomike-tregtare, ku sot Kina është investitori i dytë më i madh në Shqipëri, si dhe rritjen e vazhdueshme të numrit të turistëve kinezë në Shqipëri.

Z. Song shprehu vlerësimin për bashkëpunimin me LSI si një faktor i rëndësishëm në politikën shqiptare dhe kontributore e përmirësimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. Z. Song shprehu angazhimin, në emër të Partisë Komuniste Kineze, për të shtuar bashkëpunimin duke shkëmbyer takime të niveleve të larta për të ndarë eksperiencat e suksesshme respektive. Gjithashtu, një vëmendje e veçantë do i kushtohet shkëmbimeve rinore, në kuadër të forcimit dhe trashëgimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Znj. Kryemadhi vlerësoi arritjet e RPK dhe Presidentit Xi Jinping dhe zhvillimet pas Kongresit të 19, veçanërisht objektivat për luftën kundër varfërisë, rritjen e transparencës dhe zhvillimin e gjelbër.  Është evidente që reformat kanë nxitur hapjen e Kinës dhe hapja ka nxitur më tej reformat duke sjellë zhvillim dhe stabilitet.

Modifikuar më Tuesday, 30 October 2018 14:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...