Ditën e sotme kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në Has, nga qytetarë dhe të rinjtë e FRPD-së. Me disa pankarta në duar, jashtë ambienteve ku do zhvillohej aktiviteti, të rinjtë kanë kundërshtuar vendosjen e tarifës në Rrugën e Kombit si dhe mënyrën si po qeveris Rama. “Qeveri e drogës”, “Jo taksës së rrugës së Kombit”, “Rinia e Hasit nuk të do” shkruhej në pankartat që qytetarët mbanin në duart e tyre. Mësohet se forca të shumta policie kanë ndaluar protestuesit të protestojnë në sheshin e qytetit.