Kryemadhi, në Kinë: Mbështetje të veçantë projekteve të zhvillimit

E mërkurë, 31 October 2018 12:30

Gjatë vizitës zyrtare në Republikën Popullore të Kinës, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi një takim në Asamblenë Kombëtare Popullore me Z. Hu Ke Ming, anëtar i grupit të miqësisë “Kinë-Shqipëri”.

Kryemadhi falënderoi Z.Hu për mikpritjen dhe shprehu angazhim në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të nxitur më tej bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, duke i vendosur një theks të veçantë projekteve të zhvillimit në kuadër të nismës “Një brez-Një rrugë”, si dhe për forcimin e bashkëpunimit në një sërë fushash të tjera prioritare.

Z.Hu ndau me delegacionin e LSI-së vlerësimet e një bashkëpunimi të gjatë dhe konstruktiv ndërmjet dy vendeve dhe theksoi edhe njëherë vullnetin për t’i nxitur këto marrëdhënie më tej nëpërmjet bashkëpunimit mes Asamblesë Popullore dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Pasi vlerësoi rolin e LSI si pjesë e Parlamentit të Shqipërisë dhe deputetëve të saj, pjesë e grupit të miqësisë “Shqipëri-Kinë”, ndau disa fusha prioritare të bashkëpunimit si investimet,  sipërmarrja dhe shkëmbimet arsimore e kulturore nëpërmjet Institutit Konfuci.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi përkrahu vazhdimin e shkëmbimeve ndërmjet 2 parlamenteve dhe grupeve të miqësisë. Ajo theksoi mundësitë e reja të bashkëpunimit që janë hapur në kuadër të iniciativës “Një Brez, Një Rrugë dhe Platformës “16+1”, si dhe fushave të tjera konkrete si Bujqësia e Turizmi, Drejtësia e Rendi. Kryemadhi shprehu vlerësimin për trendin pozitiv të rritjes së shkëmbimeve ekonomike tregtare si dhe pozicionimit të RP të Kinës si një ndër investitorët kryesor në vend.

Modifikuar më E mërkurë, 31 October 2018 14:15

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...