Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar pas largimit nga detyra të Avokates së Shtetit, Alma Hiçka.
Në një postim në Facebook ai shkruan se Rama nuk e ka shkarkuar Hiçkën por do ta bëjë atë anëtare të Gjykatës së Lartë.
“Për herë të parë Edi Rama thotë të vërtetën!
Ai nuk e ka shkarkuar Alma Hickën. Edi Rama do ta çojë avokaten e korrupsionit të tij, këshilltare në Gjykatën e Lartë, me qëllim për ta bërë anëtare të Gjykatës së Lartë.
Me vetingun e partisë dhe me votën e krimit në parlament, reforma në drejtësi është që tani e kompromentuar”, shkruan Alibeaj.