Berisha: Rama gënjeu kuksianët, nxori aeroportin e Gjeorgjisë

E Enjte, 01 November 2018 10:13

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke e quajtur mashtrues dhe shpifës dhe madje dhe fjalë të tjera të rënda.

Në një status në “Facebook” Berisha thotë se Rama iu ka servirur kuksianëve si projekt të aeroportit të Kukësit foton e projektit të një aeroporti në Gjeorgji. Berisha ka publikuar dhe linkunpër më shumë informacione, ndërsa shkruan për Ramën se e ha turpin me bukë.

STATUSI I BERISHËS
Ja si mashtron kryeshpifësi, kryemashtruesi fundërrinë dhe llum njerëzor për aeroportin e Kukësit!
Shikoni foton, në të cilën provohet se Kallam Dështaku iu serviri kuksianëve dhe mbarë shqiptarëve foton e projektit të një aeroporti në Gjeorgji si foto të aeroportit të Kukësit.

Si tha, “Mos përgojoni 3D-në”??? Ky e ha turpin me bukë. Ja që rezulton se ajo 3D-ja, projekti i aeroportit të Kukësit që paraqiti dje është projekt i një aeroporti në Gjeorgji. Shihni fotot dhe për më shume klikoni linkun e videos.

3D-të janë identike. Mire që është kujdesur të heqë ujin dhe shinat e trenit.

Berisha Fb 1
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...