Në zyrën e Arta Markut për t’u bërë “engjëll”

E Enjte, 01 November 2018 11:50

Që ditën e parë që Arta Marku u bë Prokurore e Përgjithshme, ishte e qartë se organi i akuzës do të përdorej nga Edi Rama për të nxjerrë të pafajshëm ministrat e tij.

Edhe pse nuk njeri të besojë se Saimir Tahiri, është i pafajshëm për lidhjet e tij me trafikun e drogës dhe bandat, duket se prokuruar po bën të gjitha përpjekjet për të pastruar nga të gjitha akuzat ish-ministrin.

Po ashtu, të njëjtën gjo po bën edhe me kreun e Bashkisë së Duërrit, Vangjush Dakon, për të cilin edhe pse ka përgjime të shumta për përfshirjen e tij në banda të trafikut të drogës si dhe për blerje votosh, prokuroria nuk po merr asnjë hap për arrestimin e tij.

Ishte kjo prokurori, e cila me urdhër të Ramës, nuk ngrit asnjë akuzë ndaj vëllait të Fatmir Xhafajt, apo edhe ndaj vetë atij, për të cilin dyshohet se ka bërë të gjitha përpjekje që vëllai i tij të mos vuante dënimin në Itali.

Ishte Arta Marku, që nuk heton kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, ndaj të cilit ka akuza të shumta për korrupsion.

Edhe pse në media, u publikuan dokumente të shumta që tregonin se Taulant Balla, shoqërohej me të dënuar për trafik droge dhe bashkëpunonte me to, nuk u mor asnjë hap për arrestimin e tij.

Arta Marku nuk po merr nën hetim as vëllain e Kryeministrit Rama, për të cilin mediat jo pak herë e kanë lidhur me laboratorin e trafikut të drogës, që u kap në Xibrakë.

Me ardhjen e Arta Markut në krye të organit të akuzës, Prokuroria në fakt është kthyer në nja lavatriçe, që kriminelët pastrohen dhe dalin të pastër.

/55News.al/

Modifikuar më E Enjte, 01 November 2018 11:57
Login to post comments