Po u hap dera e turpit asnjë maskarallëk nuk të bën më përshtypje, këtë të paktën thotë populli por e gjejmë lehtë të mishëruar tek politikanët tanë…
Jo më larg se para tre ditësh ish-kryeministri publikoi një Facebook një mesash, ku shkruhej se "kryebashkiakja e Roskovecit në Fier, Majlinda Bufi, me fondet dhe punonjësit e bashkisë, po rikonstrukton “shtëpinë historike”, ku ka lindur e është rritur, udhëheqësi nr. 2 i “rilindjes” pas Edi Ramës, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi ose Anxhelo Agacio, siç e ka identitetin avokator në Itali."
Ishte një mesazh që nxiti jo pak polemika, por si duket nuk është thjesht një shfrytëzim posti por shumë më tepër. Sipas portalit “pamfleti”, kryebashkiakja Bufi, jo vetëm ka urdhëruar e angazhuar ndërmarrjen e investimeve të bashkisë, për rikonstruksionin e banesës së “Agaçëve” në Roskovec, por poshtërsia e këtij veprimi, qëndron në një skandal akoma më të rëndë e më të neveritshëm.
Si për ta fshehur këtë abuzim ligjor e financiar, rezulton se Majlinda Bufi e ka futur shtëpinë e Ëngjëll Agaçit në listën e projektit të banesave të Komunitetit Rom, të cilat rikonstrukturohen nga fondi i emergjencave dhe anti-disktriminit social që akordohet nga BE, BB dhe Buxheti i Shtetit.
Pra, banesa e “agaçëve” dhe vetë “agaçët” që banojnë akoma atje, janë vetë-shpallur qëllimisht dhe në bashkëveprim me kryetaren e bashkisë, janë trajtuar si pjesë e Komunitetit Rom të Roskovecit, për të përfituar rikonstuksionin e plotë të banesës dhe, siç duket në foton e banesës së “agaçëve”, kjo punë ka nisur e po vazhdon, me fondet dhe punonjësit e shtetit (bashkisë).
Sipas faqes zyrtare të qeverisë, Bashkia Roskovec, po zbaton projektin social, me objekt: “Për përmirësimin e kushteve të banimit, për Komunitetin Rom në Roskovec”, me vlerë financimi 13 milionë, 952 mijë e 323 lekë të reja, ose afro 140 milionë lekë të vjetra, me përfitues rikonstruksioni 28 familje rome.
Në listën e 28 familjeve përfituese, bënë pjesë edhe banesa e “Agaçëve” e cila, sipas letrave, ka përfituar afro 14 milionë lekë të vjetra, ose 10% të fondit total, duke u trajtuar si banesë me amortizim të shkallës së lartë, kuptohet, meqë është dhe me post të lartë në qeveri, ku ka në dorë, rikandidimin e Bufit në Bashkinë e Roskovecit.