Kryemadhi në Universitetin e Pekinit: Shqipëria potencial të madh në turizëm

E Enjte, 01 November 2018 16:56

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e shoqëruar dhe nga një delegacion i kësaj partie është pritur gjatë ditës së sotme nga drejtuesit e Universitetit të Unionit të Pekinit, i njohur si një nga departamentet më të mëdha në fushën e turizmit.

Në takimin me drejtuesit e Universiteti, kryemadhi paraqiti potencialin e madh të Shqipërisë në fushën e turizmit dhe nevojën për aftësim profesional në këtë sektor. Ajo u shpreh se sektori i turizmit është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë shqiptare, ndërkohë që ende kemi një mungesë të madhe në edukimin e profesionistëve në këtë fushë.

Ekipi drejtues i Universitetit vlerësoi angazhimin e LSI në fushën e arsimit dhe rinisë dhe shprehen interesin për të thelluar bashkëpunimin me Universitetet shqiptare në fushën e përgatitjes së kapaciteteve në sektorin e turizmit.

Mendimet kryesore u hodhën për të ngritur forume të përbashkëta të pedagogëve, studentëve dhe sipërmarrësve si edhe hartimin e një platforme shkëmbimesh me Universitetet në Tiranë.

Gjithashtu  Kryemadhi ndoqi me vëmendje aktivitetet e studentëve të Universitetit dhe demonstrimet në kulinari e mikëpritje. Kryetarja e LSI ftoi Universitetin e Unionit të Pekinit të vizitojnë Shqipërinë me qëllim fillimin e një marrëdhënieje bashkëpunimi me Universitetet shqiptare. Instituti Konfuci është gjithashtu një platformë e shkëlqyer nëpërmjet të cilit mund të nxisim bashkëpunimin. Më tej Kryemadhi vlerësoi punën e jashtëzakonshme që është bërë nga Ambasada e Kinës në Tiranë për të promovuar marrëdhëniet ndërmjet dy vende dhe për të nxitur me shumë investimet në Shqipëri.

Vitin që vjen në Tiranë do të mbahet edhe konferenca e radhës e Aleancës së Turizmit në Kuadër të platformës 16+1 që është një mundësi shumë e mirë për të promovuar Shqipërinë.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nuk e priti Altin Dumani, qytetari pi fostoksinë para dyerve të SPAK

Politikë

Nuk e priti Altin Dumani, qytetari pi fostoksinë para dyerve të SPAK

  Një person ka pirë fotoksinë para dyerve të SPAK-ut. Sipas burimeve për SYRI-n, shtetasi Pal Trashaj i datëlindjes 1961 nga Lezha ka kërkuar takim me kreun e SPAK, Altin Dumani.    Pasi ka pritur ca kohë...

“Kadare shenjtor i çështjes kombëtare”, botuesi Balliu: Personazh po aq i madh sa vepra e tij. Do mbetet shkrimtar i përbotshëm

Politikë

“Kadare shenjtor i çështjes kombëtare”, botuesi Balliu: Personazh po aq i madh sa vepra e tij. Do mbetet shkrimtar i përbotshëm

    Botuesi i njohur Fahri Balliu, njëkohësisht dhe mik i shkrimtarit Ismail Kadare, që ndërroi jetë ditën e sotme, tha se Kadareja ishte shenjtor i çështjes kombëtare. Balliu tha se Kadare...

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...