Qeverimi ka mbërritur nivelin e komunikimit publik të Ali Komikut

Premte, 02 November 2018 13:55
Nga Ilir Nikolla

Të gjithëve na kujtohet komunikimi publik i Sadam Huseinit në ditët e fundit, para se trupat ndërkombëtare të hynin në qendër të Bagdadit. “Fitoret” që proklamonte ministri i tij i informacionit Ali Komiku, kanë hyrë në histori, si leksione terapeutike që nomenklaturat u nënshtrohen momenteve të fundit, kur po ndodh rotacioni i autoritetit publik, në qendër të bërthamës së pushtetit. I njëjti komunikim vihet re muajve të fundit edhe në daljet publike të Edi Ramës, sa herë flitet mirëfilli për ekonominë apo investimet. Projekte që zbulohen njëra pas tjetrës se s’ekzistojnë fare ose ekzistojnë si plagjatura, njoftime për rritje pagash, për të cilat specialistët thonë se nuk ekzistojnë fondet si dhe shpallje e një rritjeje ekonomike historike, kur Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmërojnë për një krizë të thellë të të gjithë sistemit financiar, janë disa nga shëmbëlltyrat e këtij komunikimi publik, që s’ka asnjë bazë e asnjë motiv, përveç motivit të ngutshëm për të platitur reagimin publik e për të shmangur vëmendjen nga skandalet e njëpasnjëshme.

Kjo mënyrë komunikimi publik, e mbushur me gënjeshtra, është mbajtje me gajret e radhëve të klikës, që prej saj të mos dalin “pentito”-t, dhe synon kohezionin e klikës veç për agjendën politike të ditës. Ky “public relations” ka si justifikim urgjencën e Edi Ramës në përmbylljen e një sërë marrëveshjesh me ortakët e “Familjes” që synojnë privatizimin e buxhetit të shtetit edhe për vitet në vijim, nëpërmjet koncesioneve e PPP-ve, por mënyra se si po përdoret gënjeshtra dhe plagjiatura si komunikim publik rrëfejnë për stadin terminal të qeverimit. Tregues të këtij rrëgjimi janë sjellja prej rrugaçi e kryeministrit në Kukës e Has, shpërthimet e pakontrolluara të ministrave të vënë nën akuzë apo kryetarit të bashkisë së Durrësit si dhe “militarizimi” i skajshëm i gazetarëve dhe analistëve pranë qeverisë. Edhe këta të fundit janë thirrur të mos ruajnë më asnjë skrupull, meqenëse Edi Ramës i duhen sot për sot, pasi ka kuptuar se nuk do të ketë të nesërme (qeverisëse).

Por historia me Ali Komikun rrëfen se ky komunikim publik nuk i shërben as të tashmes së qeverimit. Kjo metodë u shndërrua në sinonim të estradës në librat e mëvonshëm të komunikimit publik, ndërkohë që e dimë fatin e Sadam Huseinit, që nga vrima ku u fut, deri tek “gjyqi” publik e në fund ekzekutimi me varje, ku u këput edhe litari, bashkë me arrëzin e qafës. Faktet flasin se qeveria e Edi Ramës po përdor mënyrat e komunikimit publik që përdorte Sadami 2-3 ditë para pushtimit të Bagdadit, prandaj mbetet veç të imagjinojmë nëse kryeministri do të ketë mençurinë të negociojë ndonjë exit-strategy apo do të vijojë me metodat alla Ali Komiku, ku ministrat shajnë me nënë e babë e gazetarët e paguar shpërthejnë në studio si kamikazë.    

Modifikuar më Premte, 02 November 2018 13:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...