×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Bylykbashi: Rama presion prokurorisë për mbylljen e dosjes ‘Tahiri’

Premte, 02 November 2018 19:46

Në studion e ‘Top Talk’ ka qenë i ftuar deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, për të diskutuar me zhvillimet me të fundit të një çështjeje të ndjeshme për politikën dhe opinionin publik sikurse është “Çështja Tahiri”.

Ish-Ministri i Brendshëm u rishfaq publikisht pas gati një viti për të thënë se në Itali nuk po hetohet, ndërsa në Shqipëri për të drejtësia po vonohet. Saimir Tahiri kërkoi përshpejtim të hetimeve dhe procesit të drejtësisë ndaj tij. Por sigurisht që opozita ka objeksionet e saj për këtë çështje.

“E kemi paralajmëruar gati 10 muajsh më parë me ndryshimet e bëra në Prokurori me sajesën e Kryeprokurorit të përkohshëm do të sillte këtë situatë. Për ta shpallur të pafajshëm një person duhet që t’i zgjasësh hetimet ose t’i bësh keq ato. Deklaratat e Tahirit janë një formë kërcënuese ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve”, u shpreh Bylykbashi.

Sipas tij, arroganca e presioni i Tahirit ndaj gjykatës vjen pasi ai ka mbështetjen e Ramës. Më tej Bylykbashi shprehet se dosjet e prokurorëve në Shqipëri janë plot me prova, por nuk veprohet.

“Dosjet e Prokurorisë në Shqipëri janë plot me prova. Prokuroria italiane, ka prova, por jo të mjaftueshme për ta dënuar. Këtë thotë edhe vendimi: Kërkojmë ta mbyllim sepse s’kemi prova të mjaftueshme”, sqaron ai, duke theksuar se në Itali nuk janë hetuar aktivitet kriminale të Tahirit në Shqipëri.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...