“Po të ishte çështje teknike krimi, Habilajt do t’i kish arrestuar Zagani”

Premte, 02 November 2018 21:03

Presidenti i Republikës Ilir Meta është pyetur këtë të premte në lidhje me dekretimin e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi, një përgjigje që kreu i Shtetit ende nuk e ka dhënë formalisht.
I ftuar në emisionin Fakt në Syri.net, Meta u pyet nëse do të ndikohet vendimi i tij nga fakti se emri i Sandër Lleshit i përafrohet një kandidati “teknik” për Ministër të Brendshëm. Meta është përgjigjur se nëse çështjet me krimin do të ishin teknike, atëherë grupi i Habilajve do të ishte vënë në pranga nga ana e ish komisarit Zagani dhe jo e kundërta, largimi i tij për azil për shkak të frikës nga ky grup kriminal.

-Është hera e parë që kemi një kandidat teknik, a do të ndikojë kjo tek vendimi juaj?

Ilir Meta: Ska arsye që kjo të ndikojë në vendimin e Presidentit. Është tepër e rëndëisshme të kuoptojë se lufta kundër drogës dhe krimit të organizuar nuk është një luftë teknike por një luftë politike.

Po të ishte teknike, Habilajt do t’i kish arrestuar Zagani dhe jo ta detyronin atë që ai të shkonte për azil. Por se ishte politika, prandaj ndodhi kjo. Kështu që kërkon një vullnet shumë të fortë politik, kjo nuk është përgjegjësi e vetëm Ministrit, por e të gjithë qeverisë, e të gjithë institucioneve.

Ministri i cili tha dorëheqjen, mendoj se tregoi një vullnet për të ecur në drejtim, pavarësisht nga vështirësitë dhe rrethanat e komplikuara, por në cdo rast kjo nuk është një betejë e një individi.

-A e njihni personalisht Ministrin e ri?

Meta: Jo, nuk kam asnjë njohje mbi, e njoh si pjesëtar të forcave të ushtrisë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...