”Do t’ju q* robt”, zbardhet dëshmia e Geldo Hotit: Takimi i Ervin Matës me Elvana Gjatën

Saturday, 03 November 2018 12:50

Kanë dalë konkluzionet e Prokurorisë për ngjarjen e ndodhur në datën 4 Tetor në Bllok, për të cilën organi i akuzën ka kërkuar arrest me burg për shtetasit Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, të cilët të dy mbetën të plagosur në atë ngjarje.

Një prej personave që u vunë në pranga disa ditë pas ngjarjes është Geldo Hoti, i cili ka qenë në grupin e Ervin Matës. Në dëshminë e tij dhënë për Prokurorinë Hoti ka mbështetur tezën se konflikti ka nisur për këngëtaren Elvana Gjata, shkruan faxneës.

Sipas tij Ervin Mata e ka takuar të dashurën e tij jashtë lokalit, dhe kur ka hyrë brenda është shprehur se do të vinin disa persona për t’u sqaruar.

Sipas prokurorisë dy prej armëve që janë përdorur në këtë ngjarje rezultojnë të zhdukura, ndërsa në duart e Martinajt janë evidentuar gjurmë baruti.

“Ekspertimi kimik për faktorët plotësues të qitjes: Konkluzion: “Në katër gjurmëkopjuesit objekte të ekspertimit marrë në dy duart dhe në fytyrën e shtetasin Ervis Martinaj, u evidentuan mbetje të nitritëve dhe nitrateve të cilat ndodhen dhe te mbetjet e qitjes me armë zjarri”, thuhet në një raport të prokurorisë, me të cilin është njohur sot dhe avokati i Martinajt.

Ndërsa ndër armët e përdorura atë natë ku në përplasjen me armë të ndodhur në vetëm 60 sekonda nga ku mbeti viktimë Fabian Gaxha dhe u plagos Eljo Hoti dhe biznesmenin Martinaj nga hetimet e prokurorisë dhe krahasimet balistike rezulton se është një armë e cila është përdorur dhe afro një vit më parë në Tiranë në një konflikt të ndodhur në një lloto sport më 26 shtator 2017.

Pjesë nga dosja e prokurorisë:

Nga ana e policisë gjyqësore janë marrë të dhëna nga shtetasit Geldo Hoti. I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime ai ka deklaruar se : Ai ditën e ngjarjes, rreth orës 14;00 ka shkuar te lokal “Monopol” ku është takuar me pronarin Redi Popescu. Pak më vonë, në lokal ka ardhur edhe Ervin Mata, Joli (mevjol Bilo), që është miku i Ervinit dhe së bashku kanë shkuar te një lokal që quhet “Zihniu”, pranë “Karlsbergut”.

Duke drekuar, në lokal ka shkuar një person që i thërrisnin Tani dhe me mbiemër Allushi, i cili shoqërohej me një person tjetër rreth 170 cm i gjatë, i shëndoshë, me flokë të shkurtra, rreth 40 vjeç, dhe këta persona janë ulur me ta në tavolinë. Rreth orës 18:00, janë çuar nga lokali dhe kanë shkuar përsëri te lokal “Monopol”, ku janë ulur përsëri të gjithë bashkë. Rreth 1 orë më pas, Ervini ka dal jashtë lokalit ku është takuar me shtetasen Elvana Gjata, e cila sipas tij është e fejuara e Ervinit dhe kur është kthyer brenda u ka thënë se dikush i kishte ngacmuar të fejuarën dhe ky person do të vinte në lokal për tu sqaruar.

Atij nuk i kujohet orari i saktë, por fillimisht në lokal kanë hyrë 3 persona, dhe Ervini sapo ka parë këta persona është ngritur nga tavolina dhe i ka takuar te banaku. Rreth 1-2 minuta më pas, në lokal kanë hyrë 2 persona të tjerë, njëri nga personat e sapofutur, ka nxjerrë nga brezi një armë pistoletë dhe na është drejtuar te tavolina ku ishim ulur me fjalët …mos të lëvizi njëri se do t’ju q…..robt……Në këtë moment deklaruesi është ngritur nga karrikja për të ikur por personi që mbante armën në dorë i është drejtuar me fjalët …mos lëviz… Në këtë moment njëri nga të 5-të personat që janë futur në lokal ka thënë fjalët …Çfarë problemi ke që shikon… dhe deklaruesi nuk është i sigurt se këto fjalë kanë qenë në drejtim të Ervin Matës apo personave që ishin të ulur në tavolinë me të (Geldo-n).

Personi i cili mbante armën në dorë është afruar te tavolina dhe pasi e ka kapur nga qafa Jolin është konfrontuar fizikisht me të, dhe deklaruesi është shtrirë barkas poshtë tavolinës dhe aty ka dëgjuar disa krisma arme, dhe pas përfundimit të krismave ai ka dalë nga lokali dhe është larguar i vetëm në drejtim të automjetit të tij që e kishte parkuar përballë shkollës “Petro Nini Luarasi”.

Ai shtetasin Ervin Mata e njeh në marrëdhënie pune, e ka takuar gjithsej rreth 3-4 herë dhe është njohur me të rreth 3-4 muaj më parë. Në lidhje me pozicionet që kanë patur personat në tavolinë me të ai shpjegon se vet ka qenë i ulur te këndi afër dritares, duke filluar nga pozicioni i tij në sens kundraorar nga e djathta ka qenë Ervin Mata, Tan Allushi, dhe përballë me Ervinin ka qenë i ulur personi me emrin Joli.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...