Kuvendi do të mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme për të votuar dekretin e Presidentit të republikës për shkarkimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Lajmi është bërë i ditur nga burime brenda mbledhjes së Grupit parlamentar të PS-së, që është mbledhur sot.
Por, ajo që është në shkelje të Kushtetutës, është emërim që do t’i bëhet Sandër Lleshit si zv.ministër i parë, duke bërë kështu që Rama të lërë Ministrin e Brendshme pa një titullar.
Mësohet se Rama, me VKM, do t’i kalojë kompetencat e ministrit, Sandër Llleshit, cka nuk dihet se nese ky veprim është në shkelje të Kushtetutës.
Kujtojmë, se ishte Presidenti i Republikës, i cili nuk pranoi që të dekretonte emrin e Lleshit si ministër, pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt.