Buxheti 2019 është prezantuar nga qeveria dhe ministria e Financave këto ditë. Partia Demokratike nëpërmjet një dalje për mediat të deputetes Jorida Tabaku e ka rrëzuar atë duke e quajtur si të pamëshirshëm për të varfrit në vend.
Tabaku thotë se ky buxhet, për të gjashtin vit radhazi, nuk aplikon asnjë politikë lehtuese fiskale.
Duke e analizuar zë për zë buxhetin, deputetja Tabaku tha se nuk artikulohet asnjë politikë pro biznes dhe pro investimeve të huaja dhe vëmendja është tërësisht tek klientët e qeverisë.
“Që nga janari i 2014-ës, kur Edi Rama bëri buxhetin e tij të parë, shqiptarët kanë paguar 5 miliardë lekë taksa. FMN ka llogaritur se shqiptarët i paguajnë taksa, 1/3 e të ardhurave.
Le të themi vërtetat që ky buxhet nuk i jep zgjidhje:
Ky buxhet , për të gjashtin vit radhazi, nuk aplikon asnjë politikë lehtuese fiskale. Buxheti nuk artikulon asnjë politikë probiznes dhe pro invetsimeve të huaj dhe vëmendja është tërësisht tek klientët e qeverisë.
Qeveria ka vendosur që mësuesve e pedagogëve t’u japë lëmoshë 1 dollar në vit. Buxheti formalizon mbylljen e 138 shkollave.
Investimet e qeverisë në bujqësi janë vetëm për atë që do të marrë koncensionin e radhës.
Buxheti i 2019 është i pamëshirshëm me të varfrit dhe të pamundurit.
Fondi prej 10 milionë USD që u premtua një vit më parë për rritje rrogash nuk u pa dhe shqiptarët as kanë për ta parë ndonjëherë.
Janë përgjysmuar fondet për ish-të përndjekurit. Me këto ritme do të duhen tre dekada për të ezauruar detyrimet ndaj tyre.
Asnjë ulje takse për biznesin e vogël, asnjë stimul për arsimin profesional", tha Tabaku.