Botuesi i “55”, Balliu: Ju njoh me butakun dhe servilin Sandër Lleshi, Rama mashtron për Kadarenë

Hënë, 05 November 2018 21:58

Botuesi Fahri Balliu ka hedhur dritë mbi figurën e propozimit të Edi Ramës për Ministër të Brendshëm, Sandër Lleshin. I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ai tha se Sandër Lleshin e ka promovuar vetë në karierën e tij. Fillimisht tha ai i kam dhënë të drejtën për të mbajtur një fjalim në një konferencë të institutit “Alcide De Gasperi”. Ai hodhi poshtë edhe kartën morale që Rama e përdor në publik se Sandër Lleshin ia ka propozuar shkrimtari Ismail Kadare. 

“E deklaroj në këtë studio dhe ta keni ju si ekskluzivitet. Këtë njeriun e ka vënë Fahri Balliu, i dhashë të drejtën për të folur në konferencën që organizonte instituti “Alcide De Gasperi”. E kam promovuar, por që është një servil dhe butak që e çoi këtu ku është. Përdorimi abuziv i Ramës për njohjen me Kadarenë është për tu neveritur. Unë e kam njohur Sandër Lleshin me Kadarenë dhe Rama e përdor këtë si kartë morale për të shfrytëzuar . Ky u emërua këshilltar për këtë akt servil. Unë e çova Lleshin ke Kadareja dhe është turp që Rama e përdori këtë gjë për reklamë. Prandaj donte ta emëronte ministër sepse ky ‘Leshi’ iu servilos. Ky njeri është koordinator i qeverisë dhe kryetar i antidrogës, ky njeri ka përgjegjësi. Edi Rama këtë ka për të futur në burg sepse do i thotë pse nuk më informove për drogën dhe kanabizimin në kohën e Tahirit. Ky është njeri që e merr rrogën si këshilltar për të mbrojtur kryeministrin, por që nuk e ka bërë punën” u shpreh botuesi Balliu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...