×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Skandaloze/ Qeveria do tatojë profesionet e lira, ja sa dhe kush preket (foto)

Tuesday, 06 November 2018 16:40

Qeveria i është rikthyer idesë së vjetër për tatimin e profesioneve të lira që kanë marrë licencë si persona fizikë, apo dhe biznese në këtë status.

Të gjitha këto kategori, do të përfshihen në një skemë për mos shmangie e tatimit mbi të ardhurat personale.

Në prezantimin e paketës fiskale në komisionin e Ekonomisë, ministri i financave tha se përmes statusit “person fizik” shumë qytetarë kanë paguar më pak taksa nëse ata do ta ushtronin profesion si të punësuar.

“Nga të punësuarit kanë dalë persona fizikë që kanë shmangur 23%. Ka një klasë intelektualësh që do ta diskutojmë në detaje që kanë të ardhura 2 milionë euro dhe kanë përfituar logjika zero e tatimit e personave fizik. E dini që ka kompani kanë të ardhurën 2 milionë euro dhe nuk paguajnë asnjë lekë dhe këtë do ta korrigjojmë tani”, tha ministri.

Këtu përfshihen shërbimet që japin juristë, financiarë, mjekë, inxhinierë e me radhë me dhjetëra profesione, të cilat mund të marrin licencë për të dhënë shërbime. Po ashtu në paketën e re fiskale do të tatohen fitimet nga shitja jashtë vendit e aksioneve të kompanive që shfrytëzojnë pasuritë e Shqipërisë.

Ndërkohë vitin e ardhshëm aksionerët e bizneseve të mëdha nuk do të paguajnë më 15 për qind tatim mbi dividentin kur shpërndajnë fitimet, por vetëm 8 për qind.

profrsion

Modifikuar më Tuesday, 06 November 2018 18:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...